Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë duke u diskutuar disa opsione lidhur me rregulloren e BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
Osmani ka thënë se thënë se po diskutohen opsione që edhe e respektojnë Kushtetutën e Kosovës por edhe që mundësojnë informimin e qytetarëve serb dhe bartjen e tyre në llogari të reja.
“Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri më tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta.”
“Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do ta respektonin neni 11 të Kushtetutës por në njërën anë do të lë një kohë për informimin e qytetarëve për bartjen e tyre në llogari të reja në mënyrë që mund të zbatohet pa asnjë problem.” – ka thënë ajo para gazetarëve pas homazheve të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Ajo ka thënë se puna e dinarit “është një problem i ngjashëm” si puna e targave.
“Do të ketë një dakordim këto dy ditë unë jam për atë që zbatimit të jetë i plotë dhe jo vetëm në letër dhe për këtë të gjithë e dimë se për të pasur zbatim të plotë na duhet përkrahja e aleatëve tanë.” – ka thënë ndër të tjera ajo.