Site icon PrishtinaPress

Osmani për Masakrën e Sllovisë: Dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb

Më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Për këtë masakër ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se lufta jonë ishte për liri dhe kundër shfarosjes, teksa Serbia ishte agresore, ndaj kreu krime në gjithë Kosovën.

“Kjo masakër, sikurse të gjitha të tjerat gjithandej Kosovës janë kujtim i dhimbshëm i përpjekjes sonë për liri dhe dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb. Kjo është e vërteta jonë të cilën do ta mbrojmë krahas përpjekjes së vazhdueshme që autorët e krimeve të vihen para drejtësisë”, u shpreh Osmani./PrishtinaPress/

Exit mobile version