Site icon PrishtinaPress

Osmani për marrëveshjen me dokumente: Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike

Pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje, Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.

Tutje, ajo falënderoi SHBA-të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës.

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

“Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”.

Exit mobile version