11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për Marrëveshjën e Ohrit: S’ka autonomi për serbët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk ka asnjë autonomi për serbët e Kosovës.

E para e shtetit tha se si presidente e vendit, në asnjë moment nuk do të lejonte diçka që do të shkonte përtej Kushtetutës apo edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë”, është shprehur Osmani për RTV21.

Tutje, ajo tha se parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe parimet e tjera të përcaktuara nga kuvendi në legjislatura paraprake.

“Ka garancë që shteti ynë që të mos të lejohet që të tejkalohet kushtetuta dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”, është shprehur Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img