-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për Kurtin: Nuk e ndërpresim komunikimin edhe kur kemi mospajtime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me kryeministrin e vendit Albin Kurti, ndonëse ndodhë që të mos pajtohet për javë të tëra me të, megjithatë nuk e ndërpresin komunikimin.

Kështu tha presidentja Osmani në një intervistë për “Top Chanel”, teksa flet për bashkëpunimin me kryeministrin Kurti.

“Ne bisedojmë, punojmë bashkë me kryeministrin vazhdimisht… natyrisht që është detyrë e të gjitha institucioneve ta mbrojnë kushtetutshmërinë e vendit, t’i luftojnë bandat në veri. Nuk them që ka konflikte, ka nuanca për tema të ndryshme nga temat e brendshme deri te temat për diskutime me aleatët, por nuancat janë krejtësisht normale. Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra, por e arrijmë një pajtim. Ne komunikojmë, nuk e ndërpresim komunikimin edhe kur kemi mospajtime”, ka thënë ajo.

Pos kësaj ajo ka thënë se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img