Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova në hollin e Parlamentit Evropian.
Osmani ka thënë se kjo fotografi vlen më tepër se 1 mijë fjalë.
“Një foto sa njëmijë fjalë. Por një më e veçantë: Liri”, ka shkruar Osmani në Twitter, duke bashkangjitur hashtagun “Ibrahim Rugova” dhe “Mbështesim Ukrainën”.
Kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka publikuar një fotografi në rezidencën e PE-së bashkë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, e në prapavjë shihej portreti i Rugovës në mirin e hollit të Parlamentit.
A picture worth a thousand words. But one in particular: #Freedom. #IbrahimRugova #StandwithUkraine