-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për 25-vjetorin e Epopesë: Gjaku i tyre u bë udhërrëfyes për çdo shqiptar

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

Presidentja Osmani ka shkruar se gjaku i tyre i njomë u bë dritë e udhërrëfyes për çdo shqiptar.

“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot do të nisin homazhet në Prekaz, derisa në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke filluar nga prej orës 12:00 do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Kurse, nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz, pastaj Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, e pasdite do të mbahet Akademi Përkujtimore.

Ndërsa, më 7 mars do të zhvillohet nata e zjarreve në Prekaz, si dhe një program artistik në sheshin e Skenderajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img