2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më anë të një mesazhi ua uron Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi! Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”, shkruan presidentja ndër të tjera.

Mesazh urimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për Pashkët:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img