Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Osmani ka theksuar se Nishani gjatë jetës ës tij ka përkrahur Kosovën pa ndalur.
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”, është shprehur Osmani.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve!.
Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!” ka shtuar e para e vendit.