Site icon PrishtinaPress

Osmani pas takimit me Stoltenberg: Ia përsërita përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi të takimit që ajo ka zhvilluar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në takim me Stoltenberg ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”

 

 

Exit mobile version