Site icon PrishtinaPress

Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngritën në një nivel më të lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që zhvilloi me homologen e saj të Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se presin përkrahje të vazhdueshme nga Hungaria për anëtarësimet e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Osmani në një konferencë për media u shpreh se Kosova ka synim dhe vizion anëtarësimin e saj në NATO.

“Kosova ka synim, vizion dhe punë anëtarësimin në NATO. Për këtë dua ta falënderoj shtetin hungarez që përkrahu vendin tonë në anëtarësimet e ndryshme. Presidente, siç edhe çdo vend tjetër në Evropë, edhe ne po sfidohemi nga krizat e shumta. Shtetet  e rajonit kanë nevojë për mbështetje”.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngritën në një nivel më të lartë. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Presim mbështetjen edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar Hungarinë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovë.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version