Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
“Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim.
Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.
Vizita e Hasanit në Kosovë po bëhet në kuadër të një turi treditor në shtetet e përreth, me ç’rast sot dhe nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.