13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pas takimit me Gjukanoviqin: E ardhmja e Kosovës dhe Malit të Zi është në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, ku pas takimit, e para e shtetit të Kosovës tha se e ardhmja e të dyja vendeve është në BE.

Osmani tha se Kosova e Mali i Zi po punojnë bashkë për të realizuar synimin për në BE.

“Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo tha se raportet mes Kosovës e Malit të Zi janë të ndërtuara në frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img