Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin Emmanuel Macron dhe kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, sot në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ajo tha se me ta ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se bashkëpunimi me partnerët është kyç.
“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.
Tre liderët europianë janë takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të njëjtën temë.