11.3 C
Pristina
spot_img

Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me homologun shqiptar, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se se homazhet ishin për të nderuar Papa Françeskun.

“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, u shpreh Osmani.

Osmani dhe Begaj gjatë homazheve shoqëroheshin nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img