0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pas aneksimit të një pjese të Ukrainës: Rusia dhe satelitët e saj duhet të ndalen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ndryshoi kufirin e Rusisë, duke aneksuar edhe katër rajone të Ukrainës.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka shkruar se Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalen e të sanksionohen edhe më shumë.

“Grabitja e paligjshme e territorit të Ukrainës, bazuar në “referendumet” e turpshme dhe përdorimi i forcës është një shkelje e plotë e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalen e të sanksionohen edhe më shumë”, ka shkruar ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se Kosova dhe aleatët demokratikë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën.

Të premten, Putini deklaroi si territore ruse katër rajone në Ukrainë.

Ai nënshkroi me liderët e vetëshpallur të këtyre rajoneve dokumentet për pranimin e tyre në Federatën Ruse, duke vlerësuar si demokratike, referendumet e mbajtura në ato territore të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img