Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të ketë takime të reja me këshilltarët e presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.
Këtë ajo e bëri të ditur derisa po fliste në një konferencë për media për iniciativën franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sa i përket iniciativës franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje”.
Megjithatë, ajo s’dha më shumë detaje për takimin.