Site icon PrishtinaPress

Osmani: Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Austri i është drejtuar lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht.

“Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

“Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa, pata nderin t’i drejtohem lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht. Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë. Edhe pas një shekulli veprimtarie, Paneuropa vazhdon të jetë platformë e fuqishme për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore. Sa më shumë i kultivojmë vlerat të cilat i promovon kjo organizatë, aq më shumë do të ketë stabilitet, demokraci dhe paqe në Evropë. Para miqve të Paneuropës theksova se, është tepër e rëndësishme që Evropa po dëshmon vendosmëri, duke qëndruar e bashkuar përballë agresionit, tiranisë dhe autokracisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Exit mobile version