Në përfundim të takimit të Komisioni të Punëve të Jashtme
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku është shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Në fund të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka më shumë se dy muaj që ky Komision ka ftuar për raportim Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por sipas saj ai nuk është përgjigjur.
Osmani ka thënë se Ministri nuk duhet që assesi të veprojë kësisoj në drejtim të thirrjes për bashkëpunim që i është bërë nga ky komisioni pasi sipas saj nëse ai nuk vije këta të fundit dinë të veprojnë edhe ndryshe.