1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Nuk më janë përmendur sanksionet ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Evropian ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media kosovare, ku ka folur rreth situatës së sigurisë në veri.

Osmani tha se asaj nuk i janë përmendur se do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës.

“Parlamenti Evropian është institucion që e ka përkrahur Kosovën për dekada. Siç e dini ka qenë institucioni i parë që ia ka hapur dyert presidentit Rugova, kur zëri ynë nuk dëgjohej”, tha Osmani.

E para e vendit theksoi se kërkesat e Kosovës janë të njëjtat me ato të aleatëve të saj.

“Sa i përket kërkesave ndërkombëtare, vetëm ta përseris, jemi afër. Shumë prej çështje që janë kërksa tona siç është sundimi i ligjit, që është edhe janë edhe kërkesa të tyre. Pra, janë kërkesa të përbashkëta, është dakordim që duhet të ketë sundim të ligjit, dhe nuk duhet të këtë pandëshkueshmëri”, tha ajo,

Presidentja Vjosa Osmani, tha se ka vullnet për t’i shpallur zgjedhjet në veri.

“Siç e dini këto janë zgjedhje që organizohen nga KQZ-ja, pastaj presidentja i shpall zgjedhjet, janë dy mundësi ligjore, e para varet nga vullneti politik i kryetarëve aktual, mundësia e dorëheqjes është një çështje e tyre në të cilën unë nuk ndërhy. Mirëpo unë mendoj që shumë më demokratike dhe siguron vet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje të reja, nënshkrimi i 20 për qind të atyre që janë në listë”, tha Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img