Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për gazetën finlandeze “Yle”.
Mes tjerash, ajo aty ka folur edhe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke thënë se “nuk e humbin kurrë shpresën”.
“Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO” – ka thënë ajo.
Megjithatë, sipas Osmanit, puna për të arritur anëtarësimin në BE po vazhdon.
“Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik” – u shpreh presidentja.