2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Nuk duhet pasur frikë nga Vuçiqi, nuk e marrim seriozisht – ShBA-ja ia ka bërë të qartë kufijtë

Me mbylljen e institucioneve paralele, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati paralajmëruar se brenda 72 orëve do të njoftonte hapat e Serbisë lidhur me “krizën në Kosovë.” Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në institucione, Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që përmendi javën e kaluar presidenti serb në konferencën e paralajmëruar.

Por, lidhur me deklaratat e Vuçiqit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ato kërkesa s’janë qëllimi i Vuçiqit. Sipas saj, ai do vetëm të tërheq vëmendjen nga ajo çfarë po ndodh realisht, përpjekjet e tij për trajnimin e forcave paramilitare e të cilat kanë për qëllim dhunën.

Osmani gjatë ditës së djeshme tha se nuk e beson fare Vuçiqin, dhe se qëllimet e Vuçiqit janë tjera, pasi siç tha ajo në prapaskenë ai punon për destabilizim të rajonit.

“Çdo e drejtë që ju njihet serbëve, janë të drejta kushtetuese që ju takojnë pakicave, e jo se thotë Vuçiqi. Por në asnjë moment që Vuçiqi e ka vërtetë atë qëllim. Ka qëllime tjera. Dëshiron të duket para perëndimit kinse po kontribon për diçka pozitive, por në prapaskenë punon për destabilizim të rajonit tonë dhe rikthim në vitet 90. Asnjë fjalë e tij s’duhet të merret seriozisht. Ne duhet të punojmë me partnerët që Kosova të bëjë vetëm hapa përpara”, deklaroi Osmani para gazetarëve dje.

Për Osmanin, presidenti serb ka mendësinë e Millosheviqit që “mendonte se ishte mbi tërë botën”.

Osmani tha se ShBA-ja ia ka bërë të qartë kufijt presidentit serb, dhe që siç tha ajo nëse tentohet edhe një diçka e tillë si në Banjskë, Serbia do të dalë humbëse.

“Edhe Vuçiqi mund të mendoj që është i fuqishëm, por i di kufijtë shumë mirë, sepse bota demokratike e udhëhequr nga ShBA-ja ja ka bërë të ditur kufijt, dhe këtë ja bën çdo ditë”, tha mes tjerash Osmani.

Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kërkesat e Vuçiqit janë “jopaqësore” dhe “fushatë agresive” e tij, e që siç tha kreu i ekzekutivit kosovar s’kanë vend në Kosovë.

“Kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri deklaroi se tri kërkesat që ai ka bërë janë parësore dhe racionale, e jo ato të Vuçiqit.

Për Kryeparlamentarin Konjufca, Vuçiqi po tenton t’i ruajë ato të cilat nuk i ka më dhe po e kërcënon Republikën e Kosovës, derisa përmendi këtu konferencën e tij të fundit.

Sipas Konjufcës, kërcënimet e tilla Kosovës nuk i bëjnë përshtypje, pasi “ne nuk frikësohemi dhe as nuk shqetësohemi”.

Por, kërkesat e Vuçiqit për kthim në institucione u mirëpritën nga Bashkimi Evropian.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i BE-së, poashtu përsëriti thirrjet për shmangien nga retorika nxitëse dhe, siç tha, hapat e njëanshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img