Site icon PrishtinaPress

Osmani ngushëllon për vdekjen e ish-rektorit Zenel Kelmendi: Veprimtaria e tij, frymëzim për brezat

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për vdekjen e ish-rektorit universitar Zenel Kelmendi.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin”, ka shkruar ajo.

Osmani tha se veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Zenel Kelmendin”.

Exit mobile version