-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani nga Londra në Uashington, kryen një takim – s’dihet pjesa tjetër e agjendës

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA’së pas pjesëmarrjes në kurorëzimin e Mbretit Charles III në Londër.

Në SHBA Osmani ka lajmëruar se është takuar me senatorin Chuck Schumer, i cili është edhe udhëheqës i shumicës në Senat.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj udhëheqësen e shumicës në Senat Senatorin Schumer dhe të riafirmoj partneritetin e gjatë midis dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Bashkë me të në takim ishte edhe ambasadori Ilir Dugolli.

Osmani nuk e ka paralajmëruar këtë vizitë dhe nuk dihet agjenda tjetër e saj në SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img