Site icon PrishtinaPress

Osmani nesër pret në takim Presidentin e Maltës

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, po qëndron për vizitë zyrtare Presidenti i Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore  presidentin Vella.

Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00.

Pas takimit, Presieenca njofton se Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media.

Exit mobile version