Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nesër do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Takimi pritet të nisë në ora 10:00 teksa mediat janë ftuar të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit.
Kujtojmë se Abazoviq ka dy ditë që është duke qëndruar për vizitë në Kosovë./PrishtinaPress/