Site icon PrishtinaPress

Osmani nesër në Drenas, mban konferencë me Ramiz Lladrovcin

Presidenca e Kosovës njoftoi se Vjosa Osmani nesër do të zhvillojë vizitë në Drenas, në kuadër të vizitave të saj nëpër komuna të Kosovës.

Në Drenas, siç njoftohet në komunikatë, ajo do të dalë në konferencë për shtyp me Kryyetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci.

Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.

Exit mobile version