Nesër, e mërkurë, në orën 10:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit.
Homazhet do të bëhen në 27 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Presidenca ka njoftuar se pas homazheve do të ketë edhe deklarim për media.
Zahir Pajaziti ishte komandant shqiptar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u vra më 31 janar 1997 në një përleshje me armë me forcat serbe.