0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Nëse konstatohen shkelje ligjore, dorëheqjet të mos ndalen veç te ZRrE-ja

Avokati Editon Osmani në emisionin “Tempus” në KTV tha se nëse konstatohen shkelje ligjore, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) duhet të dorëhiqet dhe se dorëheqjet duhet të mos ndalen aty, por të vazhdojnë edhe në institucione të tjera.

“Realisht ne kemi të bëjmë me një akt, domethënë me një aktvendim të gjykatës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, nuk është vendim meritor i çështjes. Domethënë nuk mundemi me parashiku një përgjegjësi, megjithatë është sinjal i mirë për ZRrE-në që me u ndalë dhe me pa procesin në tërësi, me pa vendimmarrjen e vet edhe me trajtu temën, me konstatu paligjshmëri ose ligjshmëri, nëse ka paligjshmëri automatikisht me anulu vendimin që e ka, pa e prit vendimin e gjykatës dhe me fillu rimbursimin. Sepse rimbursimi i qytetarëve do të vije herët a vonë, nëse e lëmë me vendim gjyqësor do të shkojë me interes e do të shkojnë vite, e dëmi për shtetin e Kosovës, për Qeverinë e Kosovës, dëmi i vet qytetarëve do të jetë më i madh. Në këtë kuptim, PDK-ja ka parashtru mirë padinë, ka kërku edhe rimbursimin e qytetarëve, mirëpo qytetarët kanë mundësi që edhe përmes padisë kolektive, që ia lejon Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, ta ushtrojnë këtë të drejtë, domethënë padi kolektive, të bëhet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që t’i drejtohen gjykatës. Mirëpo, besoj që edhe me padinë e PDK-së arrihet qëllimi që mund të arrihet me padinë kolektive. ZRrE-ja, nëse konsiderohet që ka paligjshmëri duhet me u dërheq, besa duhet me u shtri dorëheqja edhe në institucione më të larta”, tha ai.

Avokati Osmani u shpreh i gatshëm që të ndihmojë nëse kërkohet ndihmë ligjore, ndërsa tha se nëse konstatohet se ka paligjshmëri në Komisionin Parlamentar, do të hapet rast penal.

“Nëse konstatohen se ka paligjshmëri nga Komisioni Parlamentar, do të hapet rast penal, unë personalisht marr obligim, nëse Kuvendi i Kosovës apo Avokati i Popullit konsideron se duhet ndihmë ligjore, unë personalisht marr përsipër që ta ndihmoj këtë proces, sepse nëse ka ndodhur ajo që konsiderohet që ka ndodhur gjatë muajve që nuk ka pasur konsum, d.m.th ka rënë konsumi, atëherë kemi të bëjmë me keqbesim të besimit qytetar edhe automatikisht këto institucione kanë thy besimin qytetar edhe duhet një përgjegjësi penale në këtë proces”, theksoi Osmani. /BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img