3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në valën e rritjes së numrit të rasteve: Vaksinimi është akt patriotik

Presidentja Vjosa Osmani ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, nën vazhdën e valës së rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përkujtuar rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, derisa e ka cilësuar vaksinimin si “akt patriotik”.

“Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar ndër të tjera presidentja.

Tutje, ajo ka thënë se ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Deri më tani, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vetëm 175 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës për imunizimin ndaj virusit korona.

Postimi i plotë:

Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet.

Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.

Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë!

Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi!

Vaksinohuni!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img