Site icon PrishtinaPress

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në “The World Forum” në Berlin, nga ku tha se për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por sipas saj, është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë.

Osmani tha se Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse siç tha ajo, besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë.

“Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot”.

“Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version