2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në “The Telegraph”: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se mercenarët e grupit famëkeq “Wagner” po punojnë me paramilitarët serbë për të futur në Kosovë armë dhe uniforma të pashënuara.

Siç shkruan gazeta britanike, Presidentja Osmani ka thënë se ky operacion sekret është bërë për të hedhur bazat për një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia për të rrëmbyer një pjesë të territorit të Kosovës.

What to know about the Wagner group, a 'brutal' Russian military group  fighting in Ukraine - ABC News

“Ata sjellin armë dhe uniforma por ata s’janë formalisht pjesë e ushtrisë së Serbisë. Serbia dëshiron që të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, ka thënë presidentja Osmani për The Telegraph.

Sipas shefes së shtetit, qëllimi i Serbisë është që “të përgatis një situatë për një aneksim të mundshëm- jo përmes një operacion tradicional ushtarak por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Presidentja Osmani në këtë intervistë për gazetën britanike ka thënë se ka prova të qarta që grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar një gjë të tillë bashkë me pjesëtarët e Wagner.

Why Russia lionises inmates fighting in Ukraine | Russia-Ukraine war News |  Al Jazeera

Ndërkohë thotë se a ka pasur pjesëtar të Wagner në kufi apo brenda territori të Kosovës, kjo është çështje që ende po hetohet.

“Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet.”, ka thënë presidentja, transmeton expres.

Ajo ka thënë se synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në 2014, është e njëjtë, është i njëjti libër lojërash. Fillimisht ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijonte lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe më pas dërgoi në këto grupe paraushtarake”, ka shtuar tutje shefja e shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img