Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar me pak fjalë se çfarë ka biseduar me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.
“E lumtur që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga Qeveria e SHBA-së, të udhëhequr nga Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuan rëndësinë kryesore të rritjes së angazhimit të SHBA”, tha Osmani.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-SHBA”, përfundoi ajo.
Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron Chollet, i cili, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani./Prishtinapress/