Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, ka thënë se ky fshat i vogël ka histori të madhe.
Osmani theksoi se kujtesa është mburojë kundër harresës dhe garanci që krimet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë.
“Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe”, tha Osmani transmeton Klankosova.tv
“Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!”, theksoi ajo.