Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë dje në qytetin e Prizrenit. Ajo u takua me përfaqësues të dy shoqatave atje.
Në Twitter, ajo theksoi se është takuar me gratë e shoqatës “Renesanca”, të cilat punojnë dhe veprojnë e mbështesin gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
“Përvojat e grave ishin thellësisht prekëse. Qëndrueshmëria dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar të tjerët që kanë nevojë është vërtet frymëzuese”, ka shkruar Osmani.
Më tej, Osmani tha se është e lumtur që është mirëpritur edhe nga gratë e komunitetit turk që punojnë në shoqatën “Orkidea”.
“Ato gra janë të përkushtuara për ruajtjen dhe promovimin e veprave tradicionale”.
“Përpjekjet e tyre frymëzuese jehojnë brenda jetës së larmishme kulturore dhe artistike të Prizrenit”, ka shkruar Osmani.