Site icon PrishtinaPress

Osmani në Pragë: Albright u bë zëri i Kosovës në ditët e vështira

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright u bë zëri i Kosovës në periudhën kur populli i Kosovës po kalonte nëpër kohë të vështira.

Këto komente ajo i bëri në panelin mbi dialogun transatlantik dhe trashëgiminë e Albright në Forumin 2000 në Pragë të Çekisë.

“Për Kosovën absolutisht, por bota, e gjithë bota është një vend më i mirë, më i sigurt dhe me paqësor për shkak të njerëzve si sekretarja Albright”.

“Populli i Kosovës ka pasur rastin të përjetojë drejtpërdrejtë fuqinë transformuese të lidershipit të saj”.

“Ajo ishte një person që qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë. Por në rastin tonë të veçantë, ajo u bë zëri ynë”.

“Ajo u bë zëri i të pazëshmëve, ajo u sigurua që të drejtat tona themelore të mbroheshin kur shumëkush në mbarë botën as që e dinim që ekzistonim”.

/Prishtinapress/   

Exit mobile version