Site icon PrishtinaPress

Osmani në parakalimin e FSK-së dhe Policisë “Këta vajza e djem, janë pasardhësit e UÇK-së”

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se ushtria dhe policia e Kosovës janë të gatshme për të ruajtur çdo cep të territorit të Kosovës.

Në manifestimin qendror të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë, Osmani tha se ushtarët dhe policët tanë janë pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare.

“Vajzat dhe djemtë e Ushtrisë dhe Policisë sonë, në këtë ditë feste, do të marshojnë  nga  sheshi pra  që mbanë emrin e arkitektit të shtetit të Kosovës, atit themeltar, presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, i cili edhe tani po na shikon nga atje, duke u ndier jam e bindur krenare me sukseset e shtetit tonë”, tha ajo. 

Osmani tha se republika jonë mbanë vulën e sakrificës së tre mijë dëshmorëve të UÇK-së të cilët u udhëhoqën nga komandanti legjendar Adem Jashari.

 “Liria, pavarësia dhe shteti ynë janë testamenti i tij dhe i shumë brezave, ndaj përulemi me respekt para tyre”

Ndër tjerash Presidentja Osmani theksojë se kuadratet e ushtrisë, të cilat sot parakalojnë para nesh së bashku me Policinë e Kosovës janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re dhe ndërlidhja e dy periudhave historike, të cilat i dhanë udhë lirisë sonë, shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Sikurse ushtria jonë që dëshmohet e na bën krenarë çdoherë, edhe Policia e Kosovës, e cila së fundi u përballë me angazhim të shtuar nga zhvillimet në veri të vendit ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin, por mbi të gjitha për ta ruajtur sovranitetin në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Këta vajza e djem, janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kthyen dhe mbrojtën dinjitetin e popullit tonë.
Prandaj, faleminderit secilit veç e veç”, tha ajo.

Exit mobile version