-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në OKB: Kosova ka themeluar një sistem unik për t’i përkrahur të mbijetuarat e dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në OKB në kuadër të agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ka thënë se gratë e Kosovës kanë kaluar shumë vështirësi, sidomos gjatë luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovë.

Ajo u shpreh se gratë kosovare vazhdimisht kanë qenë shtylla kryesore e të gjitha etapave historike të Kosovës.

“Prezenca e të gjithë juve është konfirmim se agjenda e Kombeve të Bashkuara është e nevojshme për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Shteti im e kupton shumë mirë rëndësinë e kësaj agjende, veçanërisht në atë se gratë kosovare kaluan si pasojë e luftës gjenocidale, por po ashtu për rolin ekstrem të rëndësishëm që e patën në kohën e paqes”.

“Gratë e Kosovës kanë qenë bosht i rëndësishëm në të gjitha etapat e historisë sonë. Ato i shoh si shembuj të gjallë të agjendës së WPS-së. Në kohë të represionit, të luftës ose në kohën e pasluftës, në kohën e rrugëtimit të shtetësisë, në procesin e rikthimit apo rimëkëmbjes, gratë e shtetit im kanë qenë forca që nuk janë ndalur kurrë. Forcë transformuese, e unitetit dhe forcë e paqes…”, ka thënë ajo.

Ajo i ka përmendur edhe rastet e dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat paramilitare serbe.

“Mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në shtetin tim janë rikujtim se pse na nevojitet Women Peace and Security. Kosova ka themeluar një sistem unik për t’i përkrahur të mbijetuarat e dhunës seksuale, tash po punojmë me partnerët t’i përkrahim gratë e Ukrainës, Afganistanit dhe shteteve të tjera ku po kalojnë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Osmani përmendi edhe se në Kosovë brenda 15 vjetëve si shtet i pavarur ka pasur dy presidente gra.

“Me dy presidente gra në vetëm 15 vjet si shtet i pavarur, në gra të përfshira në negociata, në përfshirje të grave në sistemin e sigurisë, Kosova ka një histori të veçantë të tregojë”, tha ajo.

“Them folni me gratë, dëgjoni, punoni me to, e ardhmja paqësore është e sigurt me gratë”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img