Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në ShBA mori pjesë në një konferencë kushtuar grave dhe fuqizimit të tyre.
Osmani, theksoi se promovimi i lidershipit transformues të grave nuk është thjesht një zgjedhje, është përgjegjësia jonë kolektive.
“Në fjalimin tim gjatë Konferencës Gratë me Fuqi Globale në Nju Jork, theksova domosdoshmërinë për të vazhduar fuqizimin e rolit të grave teksa lundrojmë nëpër sfidat urgjente globale”, shkroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.