7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në New York takon kryeministren e Danimarkës dhe kryedoplomatin e Italisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, po zhvillon takime edhe me liderë të vendeve të tjera që po ashtu janë atje për këtë sesion të OKB-së.

Ajo sot ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Një shkëmbim i këndshëm me kryeministren Mette Frederiksen në OKB. Danimarka është një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe mezi pres të vazhdoj të ndërtojmë bashkëpunimin tonë në rritje”, ka shkruar Osmani në X.

Presidentja gjithashtu është takuar edhe me kryediplomatin e Italisë Antoinio Tajani, duke thënë se është e lumtur që u ritakua me të.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për qëllimet e përbashkëta dhe trajtimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img