Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar shtetin e Luksemburgut gjatë ditës së sotme.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se është mirëpritur nga Duka i Madh i Luksemburgut, Henri.
“Si aleatë dhe miq demokratikë, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për hapjen e kapitujve të bashkëpunimit mes vendeve tona”.
“Së bashku, ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe Evropën”, ka shkruar Osmani.