Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Lituani, ku është pritur nga homologu i saj, Gitanas Nauseda.
Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka përsëritur qëllimin e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, BE dhe Këshill të Evropës.
Ajo ka theksuar se vendet e rajonit kanë nevojë për një proces të përshpejtuar për anëtarësim në NATO, duke falënderuar presidentin e Lituanisë për për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
“Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet përkrahen me një proces të përshpejtuar anëtarësimi. E them këtë, jo vetëm se 93 për qind të qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në NATO, por edhe se ka qenë aspirata jonë historike që nga viti 1999, kur NATO na doli në ndihmë dhe ndaloi gjenocidin ndaj popullit tonë. Sot po përballemi me një situatë absurde, ku shtetet që janë anti-NATO, si Bjellorusia e Serbia, janë në Partneritet për Paqe, e Kosova ende nuk ka marrë ftesë për t’iu bashkuar”, u shpreh Osmani.
Nga ana tjetër presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda konfirmoi se ky shtet e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat për të ardhmen evropiane. “Dua të përgëzoj znj presidentet për progresin. Jemi të gatshme për të iu mbështetur”, tha ai.