Site icon PrishtinaPress

Osmani në Forumin e Bloombergut, takon kryeministrin e Singaporit dhe të tjerë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur sot për takimet që pati në Singapor, në Forumin Ekonomik të Bloombergut.

Në këto takime, ajo ka diskutuar me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, dhe të tjerë, me të cilët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

”Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore. Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”.

Exit mobile version