Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha tutje që Indeksi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.
Ndryshe më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.