Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Ka qenë bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, ai që ka publikuar fotografi nga ceremonia.
Ndryshe, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – do të jetë vetëm ceremonia e dytë e tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.
Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.