-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në Bruksel, takimin me Stoltenberg e fillon nga ora 14:00

Presidentja Vjosa Osmani sot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e Aleancës atje.

Takimi i tyre fillon nga ora 14:00 dhe pasohet me një konferencë të përbashkët për media.

Konferencën pas takimit mund ta shikoni në këtë link.

Gjatë vizitës zyrtare në NATO, presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

“Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”, u tha dje në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img