-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në Bruksel: Liderët e BE-së t’i heqin menjëherë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në BRuksel për takimin me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Osmani ka thënë se është shumë e lumtur që ndodhet në Bruksel dhe që përfaqëson një shtet që ka harmonizuar politikën e tij 100 % me secilin vendim të BE-së që ndërlidhet me politikë të jashtme dhe se Kosova do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë

“Jam shumë e lumtur të jem këtu, që të diskutojmë me liderët e BE-së dhe rajonit se si mund ta lëvizim përpara rajonin. Jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend që është 100 % me secilin vendim të BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe sigurisë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se ka udhëtuar drejt Brukselit me një numër mesazhesh, teksa përfaqëson popullin e Kosovës. Shefja e shtetit ka kërkuar që BE-ja t’i heq menjëherë masat ndaj Kosovës duke thënë se janë jo proporcionale dhe të padrejta dhe se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës.

Osmani ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për de-eskalim.

“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menagjimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, ka thënë presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img