Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të hënën se në samitin e Brdo-Brionit, u fol njëzëri që Kosovës duhet t’i përfundojë procesi i liberalizimit nga Bashkimi Evropian.
Ajo tha se Kosova qëndron si anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se nuk ka vend në BE-në që është kundër liberalizimit për Kosovën.
“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri. Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, deklaroi Osmani para mediave, duke shtuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, sa më shpejt që është e mundur.
Samitin e Procesit të Brdo-Britonit, i mbajtur të hënën në Slloveni, Osmani e konsideroi me rol të rëndësishëm në përafrimin drejt BE-së.