Site icon PrishtinaPress

Osmani në 1-vjetorin e rënies së Bunjakut: Ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka rikujtuar heroin Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani ka shkruar se rreshteri Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

Se liria nuk ka çmim.

Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!

Sot e përgjithmonë! “ – ka shkruar Osmani. 

Exit mobile version