Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar sot presidentin historik Ibrahim Rugova.
Osmani në Ditën e Presidentit bashkë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshorti, nderuan presidentin e parë të Kosovës.
“Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
